Ad
BKH mbyll aplikimin, 40 kandidatë ku 7 janë femra/ Emrat

BKH mbyll aplikimin, 40 kandidatë ku 7 janë femra/ Emrat

Ad

Është mbyllur ditën e sotme aplikimi për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit i njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja bëri me dije se kanë aplikuar rreth 40 persona ndër to 7 janë femra. Kandidatët janë të fushave të ndryshme nga zyrtarë policie, deri në pedagogë.

 “Aplikimet për pozicionin e Drejtorit të BKH-së janë mbyllur. Kam kënaqësinë t’ju informoj që në total kanë aplikuar 40 persona, nga të cilët 7 janë femra. Shikoni më poshtë listën e personave që kanë aplikuar. Komisioni i Përzgjedhjes do të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant për të indentifikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore sipas Ligjit për SPAK-un (Ligji Nr.95/2016 ‘Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’). Të hënën në 3.02.2020, ne do të shpallim emrat e atyre që plotësojnë kriteret dhe që do të ftohen të marrin pjesë në testet e përzgjedhjes”, shkruan në faqen zyrtare të BKH, Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë së Posaçme.

Artur Beu, një prej aplikantëve është pjesë e strukturave të policisë; Atnan Shehu oficer i Krimeve të rënda; Ardian Çipa tek drejtoria e policisë së shtetit, Dritan Osmani oficer në gardën e Rrepublikës, Bujar Madani oficer i policisë gjyqësore, Artan Shkëmbi kreu i forcës së Ligjit; Ervin Hodaj pedagog pranë akademisë, ish drejtor i policisë Tiranë; Gentjan Shehaj ish drejtor i policisë Vlorë; Eduart Merkaj zyrtar i policisë kufitare; Adriatik Ago-zv/ drejtor i përgjithshëm i SHÇBA; Krenar Ahmeti- ish-zyrtar i policisë rrugore, Pëllumb Seferi- ish-shef i Interpol, Saimir Shehri-ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili Drejtori i përgjithshëm i burgjeve; Ylli Pjeternikaj prokuror.

Sipas kategorive.

Që prej fillimit të muajit janar u hapën aplikimet për një vend si drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gara startoi edhe online, ku shumë prej kandidatëve plotësuan të gjithë dokumentacionin për të drejtuar strukturën BKH, një prej më të rëndësishmeve që do të jetë në krah të SPAK, e për të cilën vëmendja ka qenë edhe amerikane.

Madje Ambasada Amerikane në faqen e saj zyrtare në Facebook, shpesh ka bërë thirrje për aplikantët, ashtu sikurse ka publikuar edhe procedurat e funksionimit, por edhe të trajnimit të atyre që do të jenë pjesë, në Virginia tw Shteteve tw Bashkuara tw Amerikws.

Për strukturën që tashmë njihet edhe si “FBI” shqiptare kanë aplikuar shumë oficerë policisë me gradën komisar e kryekomisarë, por edhe oficerë të Policisë Gjyqësore, avokatë, drejtorë, apo ish-drejtorë burgjesh e deri ekonomistë.

Ka edhe nga ata që kanë qenë jashtë shtetit si emigrantë, apo të larguar përmes lotarive të ndryshme që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e garës për një vend në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Por kush janë ata që vijnë nga radhët e Policisë? Pjesa më e madhe e të tyre janë aktualisht në detyra të rëndësishme në radhët e Policisë së Shtetit. Emri që bie më shumë në sy në këtë listë është ai i Eduart Merkajt, që aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Përveç Merkajt janë edhe Adriatik Ago, Ardian Çipa, Ervin Hodaj, Idajet Faskaj, Pëllumb Seferi e Krenar Ahmeti.

Ky i fundit një personazh mediatik, që prej kohës kur drejtonte Policinë Rrugore të Tiranës, dhe si një prej atyre që ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbërriti në Shqipëri në kohën kur Bujar Nishani ishte Ministër i Brendshëm.

Jo më pak pretendentë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë edhe oficerët e tjerë të Policisë Sabri Hoxha, Artan Shkëmbi, Aida Veizaj, Artan Pjetërnikaj, Blerina Bajollari, Blerta Dervishi, Enver Levani, Gentian Hilla, Gentjan Shehaj, Kristaq Dashi, Lindita Nushi dhe Mimoza Haxhihyseni, që të gjithë me detyra në sektorë të ndryshëm të Policisë së Shtetit.

Në grupin e dytë të atyre që kërkojnë të kenë drejtimin e strukturës BKH, që do furnizojë me prova e fakte prokurorët e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve janë ish-prokurorë, prokurorë, apo edhe oficerë të Policisë Gjyqësore.

Arben Karkini që ka drejtuar për një kohë të shkurtër edhe Prokurorinë e Përgjithshme në kohën e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar me kryeministër Bashkim Finon është një prej tyre që kërkon vendin e kreut të BKH.

Më pas, Bujar Madani, Dritan Osmani, Edmond Kasmi, janë të tjerë juristë në pozicione të ndryshme pune që duan të jenë kontributorë në BKH, duke aplikuar brenda afatit ligjor që u mbyll sot.

Listës së aplikantëve nuk i kanë shpëtuar edhe dy drejtues burgjesh. Njëri prej tyre Agim Ismaili, që në fakt kohët e fundit është përfshirë edhe në një skandal që lidhet me daljen nga qelia të Dritan Dajtit për një kurim në një klinikë private në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Përgjegjësia kryesore, penale dhe administrative, duhet të ishte në fakt për Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të BurgjeveAgim Ismaili. Kjo pasi ai është drejtuesi kompetent i të gjithë zinxhirit të strukturave të vuajtes së dënimit në rrethe dhe në qendër. Por pavarësisht këtij fakti, Agim Ismaili kërkon një vend në BKH.

Një tjetër ish-drejtor burgjesh që kandidon për në Byronë Kombëtare të Hetimit është Saimir Shehri, që ka dhënë dorëheqjen kohë më parë për arsye familjare dhe kërkon rikthimin në detyra shtetërore në një strukturë tejet të rëndësishme që plotëson kuadrin ligjor të Reformës në Drejtësi.

Ka edhe ekonomistë që duan të jenë në krye të strukturës së rëndësishme. Një prej tyre është Zef Preçi, një emër i njohur në publik me analizat e tij mbi ekonominë në Shqipëri.

Lista e aplikantëve për Drejtor të BKH-së

Adriatik Ago
Agim Ismaili
Aida Veizaj
Ajas Gjeta
Arben Karkini
Ardian Çipa
Artan Pjetërnikaj
Artan Shkëmbi
Artur Beu
Atnan Shehu
Bardhi Koçi
Blerina Bajollari
Blerta Dervishi
Bujar Madani
Dritan Osmani
Edmond Kasmi

Eduart Merkaj
Endri Hoxha
Enver Levani
Ervin Hodaj
Ervin Hoxha
Gentian Hilla
Gentjan Shehaj
Gjovalin Ulndreaj
Haris Ngjeqari
Ibrahim Disha
Idajet Faskaj
Krenar Ahmeti
Kristaq Dashi
Lindita Nushi
Mimoza Haxhihyseni
Pal Shkambi
Pëllumb Seferi
Petrit Imeraj
Rekela Ismaili
Sabri Hoxha
Saimir Shehri
Xhabir Zejnuni
Ylli Pjetërnikaj
Zef Preçi

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *