Ad
BITUMI I SELENICES – TË GJITHA RRUGET E SHQIPËRIS DO TË KISHTE SHTRUAR

BITUMI I SELENICES – TË GJITHA RRUGET E SHQIPËRIS DO TË KISHTE SHTRUAR

Ad

BITUMI I SELENICES- GJITHE RRUGET DO TI KISHTE SHTRUAR
Selenica e njohur prej bitumit, që ka prodhuar ndër kohëra. Selenicës shtrihet rrëzë kodrave. Vjosa është një gjarpër shtriqet në bregun përtej. Qyteti minator shqyrton një fytyrë plotë rrudhje tregon plakje para kohe dhe braktisjen e madhe. Tre plagë që vunë në lëvizje,shkurt gërryen nga themeli qytetin minator në 23 vjet tranzicion .Orët e zhvillimit të qytetit mbetet socializmi.Vitet ’90 sollën dhimbje në të vërtet shpirti u çlirua nga gurëzimi i materias dhe braktisja morri dhenë. Qyteti që ruante në shpirtin e tij produktin e zi ka parë, mirëpo ka njohur më shumë të huaj.

Pasqyra e kronikave të tij thonë se ujqërit dhe zogoria e tyre ishin gati ta mbanin pirjet ashtu si pronë të tyre me kohëzgjatje të pambarimtë ,nëse nuk do ta përballonin vendasit s,sulmet e kësaj aradhe të tërbuar që ka ardhur nga pushtuesit e egër,por jo më pak nga shfrytëzuesit ,që sunduan minierën. Qyteti në pamje të parë ngjan si qytetet e tjerë të fjetur në kohët sotme me arin vjeshtor dhe brymën e hënës me Vjosën tek bregu me kodrat tek kokat ,miniera që shtrin labirintet e veta nën trupin e tij .Mirëpo askush nga vendasit nuk e kishte menduar se ai produkti i zi,ishte pasuri që merrte flakë nuk do tua kalonte jetën pa brengosjen deri në dridhjen nga pikëllimi nga shfrytëzimet,aksidentet dhe tmerret e tjera.

Rruga për në Selenicë tregon një asfalt të brishtë vende -vende kafshuar nga ujërat .Në hyrje të fshatit Lubonjë dikur një sektor i madh i fermës bujqësorë të Llakatundit,rruga është kthyer në një hauz të thellë duke shkaktuar rrezik për automjetin. Maune sjellin rëra bituminoze nga Selenica(në të vërtetë minierën e shfrytëzon prej vitesh një kompani franceze) kanë shkatërruar këtë udhë dhe udhët e tjera . Bitumi natyral i Selenicës njihet qysh para 2000 vjetësh, citojmë kronikat.Dhe më tej tregojnë se përdorur si armë luftë nga ilirët, grekët e vjetër, romakët .Me këtë pasuri kombëtarë që nxirret nga nëntoka vendi ynë duhej të ishte vendi i parë në tokë ku duhej të kishte të gjitha rrugët me asfalt .Se çfarë është ky produkt natyral,të lexojmë kronikat . Bitumi i Selenicës është një pasuri natyrale, që gjendët në nëntokë. Kjo pasuri është shfrytëzuar nga të huajt, thonë kronikat e hershme. Shprehja shqiptare: zifti i Selenicës ka shtruar rrugët e botës,ndërsa kanë lënë në mjerim rrugët e këtij vendi gjen mishërim tek udhët e lumit të Vlorës. Kjo pasuri kombëtarë gjykoj se i duhej dhënë ë investitori të huaj,mirëpo më parë duhej të ishin mbuluar më zift, të gjitha udhët e këtij vendi. Regjimi i Enverit gati 50 vjeçar nuk ja dha të huajve mirëpo edhe në atë kohë zifti i Selenicës nuk i mbuloi dot rrugët më çakëll. Çfarë duhej të kishte bërë shteti kur u kris sistemi i centralizuar? Kjo minierë mund të njësohet më ato të nxjerrjes së arit kushedi, në të vërtetë për arin e zi, që nxirrej në Selenicë,ngase një ditë edhe tregu do të gjendej.

Shteti do të duhej të kishte marrë në konsideratë faktin-udhët e këtij vendi gjysmë të shkatërruar dhe asnjëherë të shtruara me zift. Atyre duhej tu kalonte përsipër zifti i zi, për ti sjell në standard me udhët e fqinjëve tanë . Shqyrtojë dhe sjell në vëmendje: këta fqinjët tanë s’kanë pasur minierë zifti, mirëpo rrugët e tyre futen te standardet evropiane. Shqyrtoj sërish: me minierë zifti, por me rrugët e standardeve të luftës. Kemi një minierë të vendosur diku në periferi të qytetit të minatorëve ,që nxjerr produktin kryesor të mbulesës së zezë të udhëve. Mirëpo nuk ka asnjë arsye, që rrugët shqiptarë të krahasohen me vendet ku janë zhvilluar luftërat e fundit si Kabuli apo Siria. Nëse udhëton sot nëpër aksin rrugor Vlorë-Lumi i Vlorës -Borsh kjo udhë e Kurveleshit të poshtëm të nxjerr në bregdet,mirëpo ajo ngjanë se përsipër i janë rrëzuar bomba luftë duke u kthyer kështu në hendeqe e kanale .Zifti në këtë udhë ngjanë si gjalpi sipër një copë bukë të thekur. Mirëpo po të kërkosh të ngjitësh në Kurveleshin e sipërm bukurit aty rrëzohen para syve nga mungesa e rrugëve. Fshatra të tërë të këtij vendi nuk kanë rrugë ndërsa një investitor i huaj ka kohë, që bënë pramati me produktin e zi, që e nxjerr nga nëntoka jonë.

Kjo pasuri nxirret në vendin e quajtur Selenicë nuk ka mundur do të shtrojë disa km më tej në udhën ë lumit të Vlorës .Si mundët vallë, që gjithë arteria kryqësore e këtij qarku është copë-copë, për ibret shprehën lebërit. Fqinjët tanë nuk ë kanë këtë pasuri ,çuditërisht rrugët e tyre ndrijnë nga asfalti i mrekullueshëm.”Ari i zi” gjendët në nëntokën tonë është si flori e shkuar floririt, or tunxh ,ngase kjo pasuri që ka ngjyrën e zezë do të kishte shtruar të gjitha rrugët, cepat,lagjet dhe katundet e këtij vendi do të kishim turizëm,mos braktisje të fshatit,zhvillim të këtij të fundit,prodhime e përpunime të produkteve bujqësorë e blegtoralë. Nëse zifti do të ishte hedhur në rrugë,?Çdo katund do të ndriste nga udhët e shtruara me zift të zi. Kujtdo investitori të thoshe:hajde investo do të merrte rrugën. Por më këto udhë, gjithkund e zë lemeria për të shkuar dhe jo më për të investuar Rrugët do ti kishim si Evropa. Produkti. Gjendët në thellësi të shpirtit të tokës tonë, gjë na është dhënë për të bërë pramati. Mirëpo fjala bie :Si e shfrytëzojmë ne shqiptarët? Tregues i kësaj është gjendja e rrugëve. Portreti i tyre flet shkoqur. Shqipëri të qofsha falë….të ka dhënë Zoti këtë pasuri. Pra ta ka dhënë Zoti . Gjithmonë ka një shkak,përse Zoti të sjellë në jetë.Enigma,që nuk dihet,por që kuptohet.Ka legjenda mistike, që flasin për rërat e ndezshme ato lëshojnë flakë vetë. Këto rëra gjinden në Selenicë dhe në masivet e tjera përreth tyre .Po ti ku ishe shqiptar,kaq kohë dhe kaq gjatë ende së shqyrton arsyen se përse ta ka dhënë? Mos vallë për armë luftë,apo për rrugët e tua?Rrugët ,ato turpërojnë këtë vend ,që gjithsesi mbetet i bukur. Bukuri që vret sytë. Duhet të qartësojmë idenë se në radhë të parë. Përse duhet ti kemi rrugët të shtruara? Qytetërimet nisin tek infrastruktura rrugore. Gjithë braktisja masive e fshatrave nga jugu në veri ka një zanafillë. Mungesa e infrastrukturës rrugorë tregon dhe pazhvillimësin e vet.

Prurësi i materialit

Edmond Petraj

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *