Ad
Baton Haxhiu i ka dhënë një këshillë gazetarit investigativ Artan Hoxhës

Baton Haxhiu i ka dhënë një këshillë gazetarit investigativ Artan Hoxhës

Ad

Analisti Baton Haxhiu i ka dhënë një këshillë gazetarit investigativ Artan Hoxhës lidhur me përballjen me kryeministrin Edi Rama.

Të dy të ftuar në emisionin “Opinion”, po diskutonin lidhur me situatën kriminale në vend, ku ditën e sotme do të jetë i ftuar edhe Rama që do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Haxhiu i ka kërkuar Hoxhës që të gjitha shqetësimet e tij lidhur me operacionin OFL apo edhe vrasjet t’ja adresojë kreut të qeverisë.

“Po vuani nga informacionet e shumta që keni që ta sintetizoni të gjithë. Iu kisha lutur që nesër me kryeministrin Rama t’i kontenzoni gjithë këto përshkrime, të cilat ju i keni në bagazhin profesional,”-tha analisti.

Ndërsa gazetari Hoxha është përgjigjur vetëm me: Po ai do përgjigjet politikisht o Baton, kryeministër është ai, s’është shefi i rendit.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *