Ad
BALLKANI NË RREZIK: RUSIA, DISLOKON DIVIZIONIN E SISTEMIT TË RAKETAVE S-400 NË SERBI

BALLKANI NË RREZIK: RUSIA, DISLOKON DIVIZIONIN E SISTEMIT TË RAKETAVE S-400 NË SERBI

Ad

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi (sot) në 24 tetor 2019 se dislokoi në Serbi divizionin me sistemet e raketave “S-400” dhe “Pancir-S”, që do të marrin pjesë në manovrat e reja ushtarake në bazën ushtarako-ajrore serbe të Batajnicës.

Është hera e parë që Rusia dërgon në një shtet të huaj divizionin e sistemit të raketave moderne “S-400” për të zhvilluar manovra ushtarake.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk sqaroi përse shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura ruse i kushton këtë vëmendje të posaçme strategjike vetëm Serbisë dhe përse tani.

Serbia, ndonëse ka synime për anëtarësim në Bashkimin Europian, mban lidhje të ngushta me Rusinë.

Gjatë një vizite në Beograd javën e kaluar, kryeministri rus, Dmitry Medvedev ka thënë se ai pret nga homologia e tij serbe, Ana Brnabiq, që të nënshkruajë një marrëveshje për tregti të lirë me Unionin Ekonmik të Euroazisë, kur ajo të vizitojë Moskën më 25 tetor.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *