Ad
Atentati ndaj ish-policit, dyshohet se mori pjesë në ekzekutimin e të “fortit” në Durrës

Atentati ndaj ish-policit, dyshohet se mori pjesë në ekzekutimin e të “fortit” në Durrës

Ad

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me vrasjen mafioze të 26-vjeçarit, Santiago Malko, që tronditi mbrëmjen e djeshme kryeqytetin. Nga ajo që ka lënë pas krimi, dukej se ishte i mirë menduar dhe i bërë nga njerëz profesionist, pasi të pakta ishin gjurmët që u lanë në vendngjarje.
Një breshëri plumbash u derdhën mbi makinën e Santiago Malkos që në fund i morën dhe jetën. Krimi i mirëplanifikuar nga vrasësit ka forcuar dyshimet e policisë se 26-vjeçari është ekzekutuar për hakmarrje.
Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, mendohet se Malko është përfshirë në një atentat në Durrës, ku u përdor e njëjta skemë. Po të njëjtat burime shtojnë se Malko dyshohet se ka qenë një nga atentatorët që lanë të vdekur Edison Harizaj, i cili u qëllua me 50 plumba.
Këto janë dyshimet e para të policisë, pasi duhet shumë punë, mbledhje dhe analizim i provave për të gjetur autorët e vërtetë të ngjarjes dhe motivet e saj. Deri tani, provë për policinë janë gëzhoja dhe një makinë që u dogj në fshatin Ferraj.
Po sot, miku i Edison Harizajt, që mbeti i vrarë atentatin e vitit të kaluar në Durrës, Emiliano Shullazi, ka lënë qelinë e burgut dhe është shtruar në spital. Nuk dihet nëse këto ngjarje kanë lidhje me njëra-tjetrën, por duket se është një rastësi e çuditshme.

/portali DurresLajm/

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *