Ad
ARTAN HOXHA PËRPLASET ASHPËR ME SALIANJIN: O MASHTRUES ORDINER. MBROHU MIRË SE DO KESH PROBLEME NË GJYKATË (LEXON DOKUMENTIN E SHIK-UT)

ARTAN HOXHA PËRPLASET ASHPËR ME SALIANJIN: O MASHTRUES ORDINER. MBROHU MIRË SE DO KESH PROBLEME NË GJYKATË (LEXON DOKUMENTIN E SHIK-UT)

Ad

Gazetari investigativ Artan Hoxha është përplasur ashpër mbrëmjen e sotme në Opinion me ish-deputetin e PD, Ervin Salianji.

Salianji u shpreh se personi që dëgjohet në mostrën e zërit të Agron Xhafajt (vëllait të ish-ministrit Xhafaj) është vet Agron Xhafaj. Mirëpo menjëherë ka ndërhyrë gazetari Hoxha i cili ka thënë se personi që imiton Agron Xhafajn, është agjenti i SHIK-UT, Agron Hyseni.

Issh-deputeti nuk e pranoi këtë ndërhyrje të Hoxhës, duke ju kthyer me tone të ashpra, çka bëri që gazetari të nxirrte disa prova.

Artan Hoxha lexoi live një dokument mes Prokurorisë dhe SHIK-UT, ku ky i fundit vërtetonte se zëri ishte i agjentit të tyre, Agron Laver Hyseni.

‘O mashtrues ordiner. O mashtrues i pacipë. Ja ta lexoj unë atë të SHIKUT tani.
Prokuroria i ka thënë SHIKUT për informacion dhe SHIKU i ka kthyer duke vërtetuar se personi, ishte agjentiAgron Laver Hyseni. Mbrohu në gjykatë se do kesh probleme. Prokuroria ka kërkuar informacione nga SHIKU nëse në këtë ngjarje kishte të përfshirë agjent te SHIKUT’, u shpreh Artan Hoxha.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *