Ad
Arrestohet Alain Nimegeers, ish i zgjedhur i partisë MR (Mouvement Réformateur)

Arrestohet Alain Nimegeers, ish i zgjedhur i partisë MR (Mouvement Réformateur)

Ad

Arrestohet Alain Nimegeers, ish i zgjedhur i partisë MR (Mouvement Réformateur) dhe këshilltar bashkiak nga viti 2001 deri më 2018 në Qytetin e Brukselit.

I përfshirë në një skemë mashtrimi që do t’i siguronte “letra” emigrantëve klandestinë, ai është ndaluar këtë javë nga policia me dy bashkëpunëtorë të tij, sipas gazetës L’Echo.

Në korrik të vitit 2018, RTBF kishte nxjerrë në pah një video komprometuese ku Nimegeers kërkon marrjen e një ryshfeti prej 3000 eurove në këmbim të letrave të rregullta belge. Nimegeers premtonte letra, duke përdorur kontaktet që kishte brenda Zyrës së të Huajve. Premtim që nuk u realizua kurrë dhe paratë nuk iu kthyen viktimës, në rastin e zbuluar të medias RTBF.

Ky nuk ishte rasti i vetëm, Nimegeers kishte abuzuar me shumë viktima të tjera që prisnin vite të tëra për rregullarizim letrash, në sistemin e mundimshëm belg.

Punët e pista, nga njerëz të pistë bëhen kudo.

Korrupsioni s’njeh kombësi.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *