Ad
AktualitetKoronavirusi / Qeveria vendos lirimin e disa të dënuarve, ja kush përfiton

AktualitetKoronavirusi / Qeveria vendos lirimin e disa të dënuarve, ja kush përfiton

Ad

Qeveria ka vendosur që të lirojë përkohësisht nga qelitë një pjesë të të burgosurve si pasojë  e përhapjes së pandemisë së COVID-19. LEXONI KËTU AKTIN KUSH PËRFITON

Akti normativ i botuar në fletoren zyrtare parashikon tre kategori të të burgosurish që mund të përfitojnë qëndrimin e përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3 mujore.

Do të lirohen përkohësisht ata persona që jaën dënuar me vendim të formës së prerë që i ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgim dhe nuk janë në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, aktit normativ. (LEXO KËTU AKTIN NORMATIV TË PLOTË)

Kategoria tjetër të dënuarve që lirohen për periudhën e pandemisë janë ata që i ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i formës së prerë deri në pesë vjet burgim dhe janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.

Do të lirohen gjithashtu të dënuarit që vuajnë nga një sëmundje kronike e rrezikshme për jetën, e vërtetuar me dokumentet mjekësore përkatëse, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi dhe që nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *