Ad
Aktori Korçar Llazi Serbo (1945-2010)

Aktori Korçar Llazi Serbo (1945-2010)

Ad

Llazi Serbo (1945-2010). Aktor. Lindi ne Korce, me 9 mars. Mbaroi studimet e larta per aktor ne Institutin e Larte te Arteve, me 1969, dhe fill me pas u emerua ne teatrin “A.Z. Cajupi” te ,Korces. Ne vitet 1986-1993 punoi asistent regjisor ne kinostudion “Shqiperia e re”.

Ne skenen e Teatrit te Korces luajti rreth 30 role kryesore dhe te dyte. Spikati ne shfaqjet Te pamposhturit (majori Shtok), Qyteti i akuzuar, Mesuesi i letersise (Samiu), Engjejt e sketrrres. Mesuesi i letersise (Samiu), Engjejt e sketerres, Opera per tri grosh (Meki Thika) etj. Figura te goditura realizoi ai sidomos ne kinematografi.

E nisi me rolin e dalanit ne filmin Yjet e neteve te gjata (1972), ku shperfaqi tipin e heroit te permbajtur, per te mberritur me pas ne misherime aktoriale te nje niveli te larte, posacerisht ne filmat Operacioni Zjarri (Kreshniku, nje figure e planit heroik, e mbajtur ne plane te dyta dhe kontrapunkte), Shebmja e idhujve (Mesuesi), Nusja dhe shtetrrethimi (kapiteni gjerman Edgard, tek i cili mberriti ne figuren me te realizuar te tij, posacerisht me vetpermbajtjen, syrin shbirues dhe zoterimin e planit hetues), Asgje nuk harrohet (Andi Rama).

Loja e Ll. Serbos bie ne sy per perqendrimin e dukshem te veprimit psikik, per thellesine dhe vetepermbajtjen net e jetuarit e botes se nremdshme te personazhit, per syrin zhbirues, per sigurine dhe qetesine e jashtme te portretit.

Vepron mire me planin e dyte aktorial, heshtjen emocionale dhe nentekstin, fale te cilave behen te kuptueshme synimet reale te personazhit qe interpretohen, si dhe monologu i brendshem i tij.

Ka vene ne skene edhe disa pjese skenike si regjisor dhe pati sukses me dramen Intregril ne Teatrin e Korces. Perveç pasionit te aktrimit dhe regjizures ishte i pasionuar edhe pas fotografise. Me fotografite e tij ka marre pjese ne Konkursin Mbarekombetar Fotografik “Marubi 2003”

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *