Ad
AFTËSIA DHE PAAFTËSIA!.. Përherë Paaftësia ka tentuar i rrij pranë Aftësis

AFTËSIA DHE PAAFTËSIA!.. Përherë Paaftësia ka tentuar i rrij pranë Aftësis

Ad

AFTËSIA DHE PAAFTËSIA!..
Përherë Paaftësia ka tentuar i rrij pranë Aftësis, duke kërkuar ta diskreditoj atë, ti zbehë autoritetin e ti bëj pis dinjitetin, dhe nëpërmjet brrylave ta denigroj dhe ta eleminoj përfundimisht. Ajo përherë ka kërkuar të bëhet pjesë e preferuar e shoqërisë me thirrje e marifete për të marrë flamurin e suksesit, duke e dhunuar atë, për ti marrë meritat, atributet, e në ndeshjet direkte është paaftësia që e fiton përherë duelin.
Kjo ndodh sepse Aftësia meret me kërkimin dhe vënien në jetë të vlerave, punon me pasion dhe vetmohim duke e harruar vetvehten dhe ambientin që e rrethon, pa kërkuar të mbrohet, ndërsa Paaftësia e studion me kujdes atë, e mban në shënjestër, dhe në momentin e duhur e qëllon fortë, me ledhatime dhe intriga të ëmbla, duke kërkuar tja zbeh suksesin dhe rezultatet, ja kopjon shëmtuar ato dhe i prezanton si të saja, në një nivel mjeran. Ndërsa Aftësia lufton me dallgët dhe rrebeshet e nuk kërkon asnjëherë shpërblime e tituj, paaftësia e gjen detin pjatë, kërkon pamje, e gjen, kërkon tituj, i merrë, kërkon autoritet dhe e gjen.
Kurrë si sot ajo nuk ka qen kaq intriguese, tinzare, e zhdërrvjellët, e suksesshme, e organizuar në terren dhe… fitimtare.
Vetëm “Admiral Koha” me kapriçot e saj, i vlerëson të dyja palët me mizurat e saj të sakta. Ndërsa Paaftësia fundoset në humbëtirën e harresës, Aftësia ngel e paharruar në breza duke lën pas gjurmë të pashlyershme për shoqërin, dhe… përherë hypën lartë në Piedestal.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *