Ad
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës/ Gati projekti, bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës/ Gati projekti, bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh

Ad

TIRANË, 15 shtator /ATSH/- Projekti për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës është gati.

Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur sot se, “pas negociatave të tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, u angazhuam drejtpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar”.

“Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standardeve më të larta teknike e arkitektonike, tha kryeministri Rama.

Ai njoftoi se, më shumë detaje për këtë projekt do të jepen të hënën në Vlorë në prezantimin e projektit, tek “Tre Racat”.

Aeroporti i Vlorës planifikohet të ndërtohet në zonën e Akërnisë, 20 kilometra larg qytetit të Vlorës, ndërsa mendohet të jetë 10 minuta larg autostradës Vlorë-Fier.

Ndërtimi i këtij aeroporti është një investim me vlerë të konsiderueshme, një portë e re hyrëse e dalëse që konkurron aeroportin e Rinasit dhe krijon lehtësira për udhëtarët në zonën e jugut, por dhe për turistët.

Kjo vepër e rëndësishme në infrastrukturën ajrore të vendit, do të rrisë shumë interesin industrial në gjithë zonën që do të sjellë një periudhë të re për turizmin, por edhe për investimet që sjellin zhvillim ekonomik.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *