Ad
Basha kërkon sërish pushtet në tavolinë, do ministrinë e Brendshme, të Arsimit dhe Drejtësinë si garanci për zgjedhjet vendore dhe “antimafian”

Basha kërkon sërish pushtet në tavolinë, do ministrinë e Brendshme, të Arsimit dhe Drejtësinë si garanci për zgjedhjet vendore dhe “antimafian”

Ad

Basha kërkon sërish pushtet në tavolinë, do ministrinë e Brendshme, të Arsimit dhe Drejtësinë si garanci për zgjedhjet vendore dhe “antimafian”

Kreu i PD kërkon ta bëjë marrëveshjen bashkëqeverisëse me Ramën pa pasur LSI dhe Monikën nëpër këmbë. Rama e ka marrë kërkesën, thjeshtë po e shqyrton

“Pamfleti” ka shkruajtur disa herë në lidhje me dëshirën dhe kërkesën e Lulzim Bashës, kreut të opozitës për të qeverisur bashkë me Ramën. Madje dhe në kupolën e PD, në radhët e kritikëve të Bashës brenda partisë, por dhe aleatët e demokratëve janë të bindur se Lulzim Basha e ka një pakt bashkëqeverisjeje me Edi Ramën.

Duke këmbëngulur se Rama dhe Basha janë në një aleancë të fshehur dhe në marrëveshje të plotë, si kritikët brenda PD, si kupola e PD si aleatët e demokratëve e veçanërisht LSI e Monika Kryemadhit, kanë deklaruar më se njëherë se marrëveshja e 17 majit 2017 vijon ende.

Madje disa herë Monika ka shfaqur mosbesim ndaj Bashës, me argumentin se ai është nën “kontratë” dhe marrëveshje me kryeministrin Rama që nga 17 maji i vitit 2017.

Këtyre hamendësimeve dhe lajmeve të publikuara në media u ka dhënë ‘krahë’ dhe Edi Rama, teksa në një intervistë të paradisa ditëve deklaroi se është i gatshëm t’i japë opozitës çfarë të kërkojë, vetëm pushtetin nuk ia jep.

Të gjithë e dinë se për Edi Ramën nuk përbën pushtet asnjë post ministri sado i rëndësishëm të jetë, pushteti për të është të jetë vetë kryeministër, pavarësisht se kush “lëvrin” poshtë nëpër ministrira.

Dhe sot nuk pyet njeri Edi Rama, i ka dubluar pjesën më të madhe të ministrave me njerëzit e tij dhe me ata qeveris. Mjafton të shohësh kush janë nivelet e dyta të qeverisjes dhe e kupton se Edi Rama nuk është vetëm kryeministër por dhe një ministër i “shumëfishuar” në të gjitha dikasteret. Prandaj Edi Rama është gati të japë për Bashën çfarë të kërkojë.

Se mos do t’i pyesë ata që do çojë Basha, thjeshtë do bëjë pazarin me kreun e PD dhe ata vetëm do të “noterizojnë” duke firmosur çfarë u çohet në tavolinë.

Dhe Lulzim Basha, kreu i opozitës nuk ka vonuar të dërgojë mesazhin e tij për dikasteret që kërkon të drejtojë, duke filluar maksimumi në fillim të vitit të ardhshëm.

Me sa duket i kanë shijuar shumë tre dikastere të rëndësishme para zgjedhjeve të 25 qershorit të vitit të kaluar, fryt i marrëveshjes së 17 majit me Ramën, dhe i kërkon sërish ato sëpaku.

Mësohet se dikasteri kryesor që kërkon Basha nga Rama për të bashkëqeverisur është Ministria e Brendshme, e cila ka nën admninistrim dhe drejtim dhe Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës. Por dhe Gjendjen Civile dhe Prefektët.

Basha e ka argumentuar kërkesën e tij për të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme me faktin se jep garanci për zgjedhjet e përgjithshme vendore se nuk do të vidhen.

Njëherësh dhe luftohet krimi dhe në përgjithësi trafiku i drogës dhe lëndëve të tjera, duke plotësuar kështu një nga kërkesat e tij për një qeveri “antimafia”.

Ndërkohë që Basha kërkon dhe Ministrinë e Drejtësisë, me të gjithë “asetet” e saj që janë Hipoteka, ALUIZN-i, Noterët, Shërbimi i Provës dhe Drejtoria e Burgjeve.

Basha kërkon dhe Ministrinë e Arsimit, për të parandaluar “blerjen” e votës përmes punësimit nga ana e Ramës dhe për të pasur një proces të drejtë dhe të ndershëm zgjedhor.

Këto janë disanga kërkesat e Bashës për Ramën përtë bashkëqeverisur dhe vijuar marrëveshjen e 17 majit të vitit të kaluar, pjesa tjetër të dalë çfarë të dalë shtesë nga vetë Kryeministri. Marrëveshje që kreu i PD kërkon ta bëjë pa pasur LSI dhe Monikën nëpër këmbë. Rama e ka marrë kërkesën, thjeshtë po e shqyrton, në mos e ka vendosur.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *