Ad
24 maj 2016! Ish ministri Naço, pagëzoi reformën në drejtësi me modelin industrial kinezogjerman!

24 maj 2016! Ish ministri Naço, pagëzoi reformën në drejtësi me modelin industrial kinezogjerman!

Ad

24 maj 2016! – Nga Genta Kaloçi
Ish ministri Naço, pagëzoi reformën në drejtësi me modelin industrial kinezogjerman!
Më në fund i vumë emër kopilit të drejtësisë stil albanistanez.
Një lajm fantastik nga një ish ministër, por politikan i korruptuar. Nasip, kishe kohë që kishe dalë nga qarkullimi si ato makinat që s’mbushin kriteret e kontrollit teknik. Të kuptojmë përse flet për makina kineze e motorra gjermanë, sepse flet pikërisht aty ku të dhemb dhëmbi i maturisë (syrit). Çuditërisht kjo deklaratë e bërë në këtë form, tregon haptas një fakt e problematikë, je në konflikt të hapur interesi, ose s’je i matur, ose s’të ka dalë akoma në pleqëri dhëmballa e maturisë.
Megithatë Nasip, po e marrim si shqetësim me baza të forta këtë deklaratën tënde për reformën e drejtësisë në lidhje me Kinën dhe motorrat Gjermanë. Publiku është qartësuar që do donit një reformë stil cosa nostra (koza nostra) që të vriteshin çdo ditë gjyqtarë e prokurorë, por fatkeqësisht për ty dhe partinë tënde leshelinë nuk do e gëzoni atë realitet.
Pavarësisht përpjekjeve tuaja të dështuara, po mundoheni të nxirrni injorantë, të paaftë, të papërgatitur, të painformuar ekspertët e huaj ndërkombëtarë.
Një gjë më bën çudi me ju, kur ekspertët e hartimit të ligjeve ishin vendas i akuzonit se do kthehej në përndjekje shtrigash reforma e drejtësisë. Tani që janë amerikanë dhe europianë ashtu siç i ka dashur inferioriteti juaj komplimentat prej tyre, tani na dilni me deklarata se është model i pashembullt në vendet fqinjë.
O trapi ministër, ti në rradhë të parë del haptas sesa injorant je për modelet dhe hartimin e tyre. Sipas teje i bie që të gjitha shtetet të kenë vetëm një model të unifikuar e të përbashkët në rrang botëror. Kjo injoranca juaj tendencioze nuk mund të jetë argument, sepse në asnjë shkollë të huaj botërore nuk do kaloje provimin e hartimit të ligjeve të përshtatura sipas kompleksitetit multikulturor dhe problematikave të veçanta sipas vendit në veçanti.
Këto brroçkulla mund tu a shërbeni këtij populli analfabet, injorant me diplloma në xhep që e keni dendur me tallash për çerek shekulli duke u reklamuar e propaganduar se po hanë kornfleiks (thjollëza misri).
Ti ish ministri i (zh)drejtësisë bashkë me kolegët e tu dolët herët në rezervë. Ne popullit bagëti na vjen Gjynah për ju. Eh, Nasip, si është Karma/jeta, ai fis që të dha dorën e ndihmës të studjosh, ai të dha goditjen e të fundosi. Kështu është jeta siç thotë një mikja jote, maja.
Duke marrë seriozisht këtë deklaratën tënde, ti që dhe dorheqjen, çfarë i bie të jesh?
Motorr gjerman apo makinë kineze, apo e kundërta?
Qëllimisht, ti zotrote nuk e përmend se të gjitha firmat botërore të prodhimit të produkteve industriale dhe teknologjike (edhe ato ndahen midis tyre nga cilësia) i kanë fabrikat e tyre në atë Kinën me shifrat më të larta në botë në zhvillimin ekonomik. Prandaj i dashur ministër, përpara se të dalësh me deklarata që të diskretitojnë nivelin e inteligjencës dhe intelektit, informohu ose mos dil fare. Ndonjëherë, heshtja është flori, sidomos për trapat e vetquajtur politikanë që ndodhen në partitë pd, ps, lsi. Injoranca nuk i njeh njerëzit nga veshjet, shkon ku gjen koka boshe.
Herë tjetër kujdes. Informohu, informacioni është pushtet kur di ta përdorësh, përndryshe të fundos.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *