Ad
14 nëntori shënon një datë historike për kombin shqiptar

14 nëntori shënon një datë historike për kombin shqiptar

Ad

14 nëntori shënon një datë historike për kombin shqiptar pasi 111 vjet më parë u krijua alfabeti i gjuhës shqipe. Më 14 nëntor të vitit 1908 filloi punimet Kongresi i Manastirit, për krijimin e një alfabeti të njësuar që do të ishte fillimi i letërsisë tonë shqipe. Kongresi i Manastirit ose i njohur ndryshe si Kongresi i Alfabetit vendosi që alfabeti i Stambollit të lihej mënjanë dhe gjuha shqipe të shkruhej me alfabetin latin me 36 shkronja, sikundër përdoret edhe sot.

Të pranishëm në këtë kongres ishin 150 delegatë, veprimtarë të çështjeve patriotike dhe figura të rëndësishme të kohës nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë, etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i cili në atë kohë ishte redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik “Liria” dhe “Dituria”, ndërsa kryetar i komisionit të alfabetit u zgjodh Gjergj Fishta.

Në foto anëtarët e komisionit të alfabeti në këtë kongres: Gjergj Fishta , Mid’hat Frashëri, Luigj Gurakuqi, Gjergj Qiriazi, Ndre Mjeda, Grigor Cilka, Taq Buda, Shahin Kolonja, Sotir Peci, Bajo Topulli, Nyzhet Vrioni.

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *