Ad
100-vjetori i Tiranës kryeqytet, Rama: Vend, ku të gjithë duan të rikthehen. Meta: Ka pësuar transformime të mëdha (VD)

100-vjetori i Tiranës kryeqytet, Rama: Vend, ku të gjithë duan të rikthehen. Meta: Ka pësuar transformime të mëdha (VD)

Ad

Në Pallatin e Brigadave është zhvilluar sot ceremonia e 100-vjetorit të Tiranës si kryqytet, ku të pranishëm janë qytetarë dhe personalitete të politikës vendase dhe të jashtme.Rama tha se Tirana është një vend që i bën të kthehen sërish për të vizituar. Meta u shpreh se Tirana kam pësuar ndryshime të mëdha përgjatë këtyre viteve.

TIRANË– Viti 2020 shënon 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë. Në Pallatin e Brigadave është zhvilluar sot ceremonia e 100-vjetorit të Tiranës si kryqytet, ku të pranishëm janë qytetarë dhe personalitete të politikës vendase dhe të jashtme si: Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE, Luigi Soreca, kryeminstri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj.

Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se në sytë e vizitorëve, Tirana është një vend që i bën të kthehen sërish për të vizituar.

“Tirana, në sytë e të huajve, një vend ku duan të kthehen sërish”, u shpreh Rama.

Ndërsa,  presidenti Ilir Meta nga ambientet e Teatrit Kombëtar  u shpreh se Tirana është një kryeqytet, i cili ka pësuar ndryshime të mëdha përgjatë këtyre viteve.

“Tirana është qyteti që ka pësuar më shumë transformim se të gjitha qytetet në vend, duke hedhur shtat mbi qytetarinë dhe traditën tiranase. Tirana sot është një metropol ambicioz”, tha Meta.

  • Kush është pronari’/ “Ndërtonte buzë Lanës për fiksim”, Rama tregon si u përball me sfiduesin e shtetit: E kam nisur që në ’91, ti prishe por unë do ta mbaroj
  • https://youtu.be/dDpO62ue4os
  • Kryeministri Edi Rama ka treguar se si është përballuar me një ndërtues në kohën kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 100-vjetorit të Tiranës si qytet, në Pallatin e Brigadave, Rama u shpreh se kryeqyteti shqiptar ka krijuar edhe energji vetëshkatërruese, duke shtuar këtu rastin ën fjalë. Sipas kryeministrit bëhej fjalë për një ndërtues pa leje që kishte nisur projektin e tij pranë lumit Lana. Rama shprehet se mendonte se do ët përballej me një person që po sfidonte shtetin, por kur e kishte takuar ndërtuesin kishte kuptuar ai donte thjesht të hiqte fiksimin.“Tirana siç prodhon të gjitha, prodhon edhe me shumë energji auto-shkatërruese. Unë nuk e kam harruar që kam qenë kryetari i Bashkisë dhe them se më shumë se sa çdo filozofi mund të vlejë për të treguar një episod që unë kam pasur me një ndërtues pa leje tek Lana. Lana po prishej dhe unë kaloja. Vetëm kur shikoj që po shkarkoheshin vetrata, e gjithë rruga ishte mbushur me polici. Sepse ne kemi shumë qejf të mblidhemi kur i prishet dikujt ndonjë gjë. Mendova se ishte ndonjëri që donte të më sfidonte me idenë që ‘bëni ç’të doni se mua s’më ndal dot’. Zbrita dhe kërkova pronarin. Më thanë që po vinte vetratat. Prisja të gjeja një njeri që po sfidonte shtetin. Me tha: çfarë po ndodh rreth e rrotull është fiksimi yt, kjo që po bëj unë është fiksimi im! I thashë që do ja prishnim. Më tha: E di, por kam që në vitin 1991 dhe dua ta shoh të mbaruar, më pas mund ta prishësh.Dua ta mbyll me disa vargje të Isamil Kadaresë që thotë: Tirana do jetë aq shumë e hijshme sa s’di për çfarë ta marrësh, për delir apo qytet. Ky vend i ka të gjitha,”- tha Rama në fund.

(a.m/dosja. al)

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *