Ad
10 anët më qesharake të telenovelës së përgjimeve!  Nga Alfred Peza

10 anët më qesharake të telenovelës së përgjimeve! Nga Alfred Peza

Ad

Janë të paktën 10 arësye që bëjnë të mos i marësh seriozisht, seritë e reja e të vjetra të telenovelës së gjermanes “Bild”, të përgjimeve.

Kuptohet, kjo është përtej qëndrimit të pandryshuar se Dosjet 339 dhe 184 duhen hetuar sa më shpejt e profesionalisht. Kushdo që ka përgjegjësi, të ndëshkohet nga gjykata, me maksimumin që parashikon ligji.

E para, për “Deutsche Welle”, “Bild” është një gazetë bulevardeske. Që për profesionistët në mos qesharake, do të thotë jo serioze dhe jo profesionale.

E dyta, sjellja publike e gazetarit gjerman të kësaj historie, është aq “perendimore” sa të shton respektin për disa nga gazetarët më militantë pranë opozitës sonë të rrugës.

E treta, dosja 184 u hap dhe përgjimet u nisën ndaj një grupi kriminal droge në Dibër. Sot, por shitet si heroizëm i prokurorëve politikë të opozitës, kundër qeverisë së Edi Ramës.

E katërta, si ka mundësi që mes “mullarit të kashtës” me 700 CD të mbushura me përgjime, pas 3 vjetësh është gjetur vetëm “gjilpëra” e mazhorancës?

E pesta, a janë përgjuar vërtetë Kryeministri, ministri i Brendshëm, ministra të tjerë, deputetë dhe Kryetar Komisionesh Parlamentare? Nëse po, a është zbatuar procedura standarde ligjore për këtë rast?

E gjashta, nëse gjithçka është ligjore dhe serioze, përse në vend të përgjegjësisë juridike nëse kishte për cilindo, ato përdoren sot vetëm për një luftë të pisët politike?

E shtata, prokurorët e kanë zvarritur çështjen për 3 vjet. Mirë që nuk kanë bërë veprime, po për mosveprime a do të mbajë kush përgjegjësi për këtë çështje?

E teta, nëse këto përgjime nuk janë dorëzuar tek opozita në shenjë hakmarrje nga prokurorët e prekur prej reformës ë drejtësi, përse duhet të dilnin tani, në kulmin e përplasjes së saj politike me Kryeministrin Rama?

E nënta, nëse opozita do ishte e interesuar për zbardhjen e krimeve elektorale, përse i hedh këto biseda sot në treg, vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve të 30 Qershorit?

E dhjeta, si është e mundur që në gjithë këtë batërdi përgjimesh, të mos ketë asnjë bisedë qoftë edhe krejt normale të përfaqësuesve të PD e LSI në fushatën elektorale për zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës, por vetëm nga PS?

Të gjitha këto, e ndoshta dhe të tjera, jo vetëm e zhvlerësojnë, por e bëjnë gjithmonë e më qesharake të ashtëquajturën aferë përgjimesh, të servirur nga një media bulevardeske!

Authored by: Rrjetat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *